Dy ish-drejtorë të komunës dënohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 18 January 2021
Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve Z.A., ushtrues detyre për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, si dhe E.S. drejtori për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, për shkak se për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar.
Gjykata Themelore nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se i akuzuari Z.A., është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimit prej një viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale.
Kurse, i akuzuarit E.S., është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimit prej një viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale.
“I akuzuari Z.A., në periodën kohore janar – dhjetor të vitit 2015 në Prizren në cilësinë e U.D. drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorur pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik nr. 04/L41, ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive nr.03-L/48 si dhe rregulloren e thesarit 01/2013 lidh kontratë për emitimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Financave të Komunës së Prizrenit, me TV Opinion në periodën kohore prej 25.01.2015, deri më 31.12.2015 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 eurove, me TV Besa për periodën kohore 20.01.2015, deri më 31.12.2015 në vlerë prej 300 euro në muaj, gjithsej për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro, dhe me TV Prizreni, për periodën kohore 20.01.2015, deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj, 3.600 euro, ashtu që për tri televizionet arrin shumën prej 300 euro”.
“I akuzuari E.S., në periodën kohore janar – dhjetor të vitit 2016, në Prizren në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdor pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion, TV Besa, dhe TV Prizrenit, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik nr. 04/L-41, ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive nr. 03/L-48 si dhe rregulloren e thesarit 01/2013, në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit lidh kontrata për emitimin e spoteve reklamuese lidhur me senzibilizimin e opinionit publik rreth pagesave të tatimit në pronë në Komunën e Prizrenit, me TV Opinion për periodën kohore prej 01.01.2016, deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro, me TV Besa për periodën kohore 01.01.2016, deri më 31.12.2016, në vlerë prej 300 euro në muaj gjithsej për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro, dhe me TV Prizreni për periodën kohore 01.01.2016 deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro ashtu që për tri telivizionet arrin shumën prej 17.700 euro”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.
Të tjera
-
Osmani kujton 25-vjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj: Ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e rënies së heroit...
-
Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit
Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iran...
-
DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese
Lëvdatat nga bashkësia ndërkombëtare që priste kryetarja e Kuvendit të Serbis...
-
Kércënoi tre gratë e familjes, arrestohet një burrë në Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj pasi u raportua në polici...
-
Dugolli: Në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin
Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sje...
-
11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel
Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbi...
-
G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën
Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij pë...
-
Ulutash i pranishëm në stërvitjen e Ushtrisë serbe “Whirlwind 2024”
Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ser...
-
Nënkryetarja e kryeqytetit do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhun...
-
Hajdari raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të rap...
-
Kurti viziton nga afër fillimin e punimeve në rrugën Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të pr...
-
Maqedonci: Kemi informacione se Serbia sot do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi ...