Sport

Dy humbje në dy ndeshjet e para në Superligë, reagon kryetari i klubit të Llapit

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 27 September 2020

Skuadra e Llapit nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët kanë pësuar humbje në shtëpi nga Gjilani me rezultat 1-0, dhe si mysafir nga Trepça ’89 po ashtu me rezultat 1-0.

Pa këtyre dy disfatave ka reaguar edhe kryetari i klubit, Beqir Batatina, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka thënë se do ti qëndroj prapa futbollistëve edhe pas këtij starti jo të mirë.

-Advertisement-

Batatina tutje ka thënë se së bashku me lojtarët e tij do ti arrijnë objektivat e klubit.

Ai i’u ka premtuar lojtarëve se shumë shpejtë do te jetë pranë tyre për ti dhënë edhe më shumë përkrahje.

Më poshtë keni postimin e Beqir Batatinës, i cili jeton dhe vepron në Zvicër./Gazeta inFokus/

Të dashur futbollistë të klubit tim,
Unë do të qëndroj pranë jush edhe në vazhdim! Këto humbje kanë pak rëndësi për ne, këto humbje ndodhin dhe janë pjesë e futbollit, ne do gjejmë motivin për t’u rikthyer edhe më fuqishëm në vazhdimin e kampionatit.
Ishim të bashkuar në takimin e parë që kishim së bashku, ashtu do të jemi edhe në vazhdim, të bashkuar, krahë për krahë me njëri-tjetrin për t’i arritur objektivat e klubit.
Shumë shpejtë do të jem pranë jush, unë dhe kryesia e klubit kam besim të plotë në shtabin teknik, në futbollistët e mi dhe në stafin punues, sepse ne jemi duke bërë më të mirën por ndoshta edhe fati na e ka kthyer shpinën në këto ndeshje.
Vazhdojmë së bashku për ndeshjet e radhës!
Forca Llapi
I juaji
Presidenti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera