Dy harta të panjohura, të shtrirjes së shqiptarëve në Ballkan (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 26 May 2017
Përmes një postimi në Facebook, studiuesi Armand Plaka publikon dy harta të pranisë shqiptare në territoret e shteteve që ishin dikur pjesë e më vonë u shkëputën nga Jugosllavia. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Një hartë interesante e vitit 1940 përpiluar nga Dr. Manfred Straka, Instituti për Europën Juglindore në Grac të Austrisë (në atë kohë tashmë pjesë e Rajhut të tretë Gjerman), m’u duk interesante t’a sjell në këtë postim, për të parë shtrirjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, para pushtimit gjerman, ofruar në një mënyrë të paanshme, bazuar në matje e raportime shkencore.
Harta në fjalë ishte e destinuar për përdorim të brendshëm, dhe botohej nga seksioni për hartat ushtarake në institutin në fjalë, dhe theks i fortë – shënuar me të kuqe të ndezur – i vihej prezencës së popullsisë me origjinë gjermanike në ‘Jugosllavinë e Parë’ dmth. Jugosllavinë monarkiste, që njiheshin kryesisht si “gjermanët e Danubit” në zonën e Vojvodinës, por edhe disa përqendrime të tyre në rajonet e Sllovenisë.
Pas ardhjes së Titos në pushtet, ata thuajse u shuan fare, duke u detyruar të zhvendoseshin drejt Gjermanisë, apo Hungarisë për t’i shpëtuar raprezaljeve e ekzekutimeve.
Sidoqoftë, ato që ne na interesojnë më shumë janë pikërisht rajonet në ngjyrë blu të celët, të cilat, sipas legjendës së hartës, ishin të banuara nga shqiptarët etnikë. Aty shquhen qartazi edhe rajonet apo enklavat e banuara nga serbët në Kosovë.
Ndërkaq, po nga burimet gjermanike, mund të shohim sërish panoramën etnike të shqiptarëve në ish-Perandorinë Otomane në vitin 1877, duke u përqendruar në territoret e asaj që më vonë do të njihej si “Jugosllavia”, e të bëjmë kësisoj një krahasim të vogël për të parë se si kishin ‘evoluar’ shqiptarët përgjatë 7 dekadave në fjalë dhe gjithashtu të bëhet krahasimi edhe me ditët e sotme.
Harta është kontribut i ish-konsullit austro-hungarez në Adrianopojë, (Edirne), Carl Sax. Në hartën e vitit 1877, shqiptarët mbulojnë hapësirat në ngjyrë të gjelbër dhe sipas nuancave tësaj, ndahen sipas legjendës, në shqiptarë muhamedanë dhe katolikë ( dmth edhe ortodhoksë në rajonet jugore).
Të dyja hartat duhen parë si një kontribut realist, shkencor e i paanshëm për të kuptuar më shumë për shtrirjen etnike të shqiptarëve, pa rënë pré e paragjykimeve apo prapagjykimeve që lidhen me Shqipërinë e Madhe apo të vogël, si dhe e ekzagjerimeve të panevojshme rreth prezencës së shqiptarëve dhe shtrirjes së tyre etnike në rajonet ku ata banonin dhe banojnë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...