Lajme

Dy hajna të maskuar vjedhin pazarin ditor në një restaurant në Gushavc të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 22 April 2023

Policia ka njoftuar se punëtori i një restoranti në Gushavc të Mitrovicës ka raportuar se hajnat i kanë vjedhur telefonin dhe pazarin ditor.

Sipas Policisë, viktima ka thënë se vjedhjen e kanë kryer dy persona nën kërcënimin e thikës.

“Viktima mashkull kosovar, punëtor i një restauronit, ka raportuar se derisa ka qenë duke i kryer disa porosi ushqimi, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur ushqimin, pazarin ditore në vlerë 120€ dhe dy telefona. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera