Lajme

Dy gra vriten me thikë në Belgjikë

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 22 August 2018

Një sulmues ka qëlluar për vdekje me thikë dy gra në një restorant në Moresnet të Belgjikës, njoftuan autoritet lokale.

Mediat belge raportojnë se sulmi ka ndodhur në mbrëmjen e sotme dhe se nuk ka të bëjë me natyrë terroriste.

Sulmi ndodhi kur një burrë i armatosur me një thikë hyri në një restorant dhe ka therur disa mysafirë, mes të cilëve edhe dy gra të cilat kanë humbur jetën.

-Advertisement-

Autoritetet vendore njoftuan se ka pasur një tragjedi, por nuk ishte një akt terrorist, por një sulm që filloi me “natyrë private” dhe se nuk ka asnjë rrezik për kombin.

Raportohet se jetën ka humbur edhe sulmuesi, i cili para së të sulmonte të pranishmit në restorant, pati një zënkë me pronarin dhe filloi ta djeg restorantin, kurse pastaj sulmoi të mysafirët./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera