Lajme

Dy gra sulmojnë dhe bëjnë për spital pejanen: “Na ofendoi”

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 10 January 2022

Dy gra janë arrestuar të dielën në Pejë pasi kishin rrahur një grua tjetër e cila si pasojë e plagëve të marra përfundoj në spital.

Sipas policisë të dyshuarat kanë deklaruar se deri te sulmi erdhi si pasojë e ofendimeve që kishin marrë nga gruaja tjetër.

Dy gratë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Dy femra kosovare janë arrestuar për shkak se kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas trajtimit mjekësor viktima është intervistuar dhe e njëjta ka deklaruar se incidenti ka ndodhur për shkak të disa ofendimeve që kishin pasur ndërmjet vete të dyshuarat me viktimën. Të dyshuarat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Të tjera