Sport

Dy gola ekspres në derbin, Liverpool – Arsenal

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 28 September 2020

Liverpooli dhe Arsenalit po luajnë aktualisht në kuadër të javës së tretë në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin që po zhvillohet në stadiumin ‘Anfield’, Arsenali ka kaluar në epërsi në rastin e parë të krijuar.

Golin për londinezët e ka realizuar Alexandre Lacazette në minutën e 25’ pas një gabimi të mbrojtësit, Andry Robertson.

-Advertisement-

Gëzimi i të drejtuarve të Mikel Artetas nuk zgjati shumë, pasi vetëm tre minuta me vonë, Liverpooli e barazoi rezultatin 1-1, me golin e shënuar nga Sadio Mane.

Më poshtë keni dy golat e realizuar për tre minuta në këtë përballje mjaftë interesante./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera