Sport

Dy gjigantët italian në garë për mesfushorin e Fulham

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 15 July 2019

Mbrojtësi i Arsenalit, Nacho Monreal ka thënë se dëshiron qëndrimin në Arsenal, pavarësisht pse Arsenali është duke u munduar të transferojë në ekip Kieran Tierney prej Celticut.

Monreal është në Arsenal që prej vitit 2013 dhe i ka mbetur vetëm një vit në kontratë, transmeton KosovaPress.

“Unë i përkas Arsenalit, kam ende kontratë, ideja ime është për të qëndruar këtu, është një klub i madh dhe ndihem i kënaqur kur vesh fanellën e Arsenalit”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Monreal luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë edhe pse sezonin e kaluar ka pasur 36 paraqitje si qendërmbrojtës.

“Pozicioni im është si mbrojtës i anës së majtë, futbolli po ndryshon dhe ndonjëherë me duhet të luaj si qendërmbrojtës”, deklaroi ai.

Arsenali sezonin e kaluar ka përfunduar në vendin e pestë në Premier League dhe kanë arritur deri në finalen e Europa Leagues aty ku kanë pësuar humbje nga Chelsea.

Monreal beson në ekipin e Arsenalit edhe pse disa lojtarë janë pensionuar edhe loja ka ndryshuar.

“Besoj në ketë klub, një ditë mund të luash dhe tjetrën mund të zëvendësohesh, por jam i sigurt që klubi po kërkon lojtarë të rinj dhe ata do të vijnë”, shtoi ai në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera