Dy fëmijët u gjetën të ekzekutuar me plumb në kokë, detaje nga tragjedia në familjen shqiptare në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 28 December 2021
Një burrë shqiptar i moshës 44 vjeçe, dyshohet se ka vrarë dy djemtë e tij të moshës 11 dhe 13 vjeç, ka plagosur rëndë gruan dhe më pas ka kryer vetëvrasje të dielën pasdite në Hamburg të Gjermanisë.
Mediumi gjerman BILD raporton se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 22:53 kur fqinjët dëgjuan të shtëna armësh në banesën e tyre.
Sipas këtyre raportimeve, dy fëmijët 11 dhe 13 vjeç u gjetën me të shtëna armësh në kokë.
Pranë tyre ndodhej, F.R, babai i dy djemve të ekzekutuar. Afër vendit të krimit ndodhej edhe arma e vrasjes.
Përkundër përpjekjes së mjekëve për ta shpëtuar, kryefamiljari tashmë kishte vdekur.
E plagosur rëndë në spital dërgohet nëna e fëmijëve, e cila po ashtu është qëlluar me armë zjarri.
Sipas informacioneve të BILD, pista e hetimeve është tek babai, i cili dyshohet ka qëlluar me armë të dy fëmijët dhe më pas ka vrarë veten.
Sipas fqinjëve çifti bashkëshortor kishin probleme mes vete edhe më parë. Ai raportohet se ka kërcënuar edhe në të kaluarën të afërm të cilët e kanë denoncuar në polici.
Një fqinj i habitur nga tragjedia rrëfeu për takimin e fundit me babain e fëmijëve të vrarë.
“Djemtë ishin gjithmonë kaq të lumtur. I pashë para një dite. Dhe tani ata do të ekzekutohen në fund të Krishtlindjeve”, tha ai.
Të tjera
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...