Dy djem ngacmuan seksualisht një vajzë të mitur dhe e filmuan, policia arreston njërin prej tyre
Autori: Gazeta inFokus
09:45 | 09 May 2023
Një vajzë e mitur ka deklaruar të hënën në polici se në muajin janar është ngacmuar seksualisht nga dy të djem të mitur në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas policisë, viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka incizuar derisa ajo nuk ishte e vetëdijshme.
Gjithashtu, Policia e Kosovës njofton se viktima është intervistuar në prezencë të prindërve dhe zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale.
Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Më 08.05.2023 është raportuar rasti se një femër e mitur ka deklaruar se ka qenë e ngacmuar seksualisht nga dy të mitur. Po ashtu viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon derisa ajo nuk ishte e vetëdijshme. Viktima është intervistuar në prezencë të prindërve dhe zyrtarit nga QPS. Me vendim të prokurorit një i dyshuar kosovar (i mitur) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq, rasti është iniciuar si “Sulm seksual” dhe “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi”./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































