Lajme

Dy deputetët e pakënaqur të Vetëvendosjes ndahen nga kolegët, ulen kah opozita

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 29 September 2022

Dy deputetët e pakënaqur të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Gramoz Agusholli janë ndarë nga kolegët e tyre gjatë seancës së sotme.

Të njëjtit janë ulur pas Grupit Parlamentar të AAK-së, teksa arsyet ende nuk dihen.

Megjithatë, ajo çfarë është bërë publike është se deputeti Rrahmani ditë më parë ka kritikuar disa veprime të LVV-së, ndërsa është dalë pro kërkesave të SBAShK-ut.

-Advertisement-

Po ashtu, ai nuk ka votuar në zgjedhjet e brendshme të LVV-së duke u arsyetuar se “nuk ka qenë në Prishtinë”

Mes tjerash, në një intervistë për RTV Dukagjini, ligjvënësi i pushtetit nuk e ka përjashtuar mundësinë që të largohet nga Kuvendi i Kosovës pas përfundimit të mandatit nëse e vërteton se ka qenë i padobishëm për atë pozitë./paparaci.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera