Lajme

Dy deputetët e LVV-së kundërshtojnë sërish martesën mes gjinive të njëjta: Publikojnë fjalimin e një eurodeputeti

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 16 November 2022

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, kanë publikuar një video në Facebook, derisa një deputet i Parlamentit Evropian kundër martesave të gjinisë së njëjtë.

Të dy njihen për qëndrimet e tyre kundër Kodit Civil, që ende nuk ka kaluar në Kuvend.

Madje Korenica ka konfirmuar se është shkarkuar nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec, për shkak të kundërshtimit të tij ndaj Projektkodit Civil.

-Advertisement-

“Kodi Civil (martesa e gjinisë së njëjtë), Deputeti i Parlamentit Evropian kërkon falje publike në emër të gjithë atyre që bën presion që ky projektligj të mbështetet.
As nuk është parakusht e as kriter për rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, kanë shkruar të dy deputetët në Facebook.

Ditë më parë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se Projektkodi Civil shumë shpejt do të procedohet për votim në Kuvend. Ajo u shpreh e bindur kësaj radhe ky Projektkod do të kalojë.

“Projektkodin Civil shumë shpejt do ta procedojmë në Kuvend, dhe kësaj radhe do të kaloj në Kuvend sepse është një dokument i rëndësishëm”, kishte thënë Haxhiu ditë më parë në një adresim për gazetarë.

Disa nga deputetët e VV-së, që kanë votuar kundër këtij Projektkodi, ditë më parë kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se qëndrimet e tyre mbeten të njëjta, në rast se përmbajtja e projektkodit vazhdon të jetë e njëjtë dhe nëse nuk përmban ndryshimet e kërkuara.

Në mars të këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk e kaloi në lexim të parë Projektkodin Civil.

Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera