Lajme

Dy dekada nga beteja e Shishmanit, nderohen 14 dëshmorët

Autori: Gazeta inFokus 07:43 | 29 March 2019

Sot në 20-vjetorin e rënies, kujtohen 14 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë heroikisht pas kalimit të kufirit në betejën e Shishmanit të Gjakovës.

Shtimi i radhëve të UÇK-së në atë ditë të vështira solli nevojën për armatim shtesë me të cilin ky grup vendosi të kalonte kufirin dhe të furnizohej në Shqipëri.

Pas hyrjes në Kosovë, pas një rruge të gjatë dhe të mundimshme, në Shishman hasin në një pritë që forcat serbe kishin zënë në kufi. Aty zhvillohet një luftë e ashpër. Grupi prej 43 luftëtarësh i bëjnë rezistencë të madhe forcave serboçetnike.

-Advertisement-

Dhe, pas një beteje të zhvilluar në kushte dhe rrethana jo të barabarta, në fushën e nderit ranë Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Sylaj, Florim Sejdiu, Ibrahim Asllani, Mon Maqi, Naim Lataj, Xhemajl Avdullahu, Bujar Shala, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli dhe Nuhi Elezaj. Në mesin e tyre pati edhe të plagosur.

Familjarë e bashkëluftëtarë sot do të bëjnë homazhe në vendin e rënies si dhe në varrin e përbashkët të këtyre 14 dëshmorëve.

Ndërsa nënë patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbahet edhe një akademi përkujtimore në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera