Lajme

Dy burra nga Prizreni bëjnë për spital një person, lirohen me procedurë të rregullt

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 29 September 2022

Të mërkurën pasdite një burrë në Prizren ka pranuar tretman mjekësor pasi që është rrahur nga dy persona, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njoftoi se burri qe u sulmua pranoi tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit u liruan me procedurë të rregullt.

‘’Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt’’, raporton policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera