Lajme

Dy burra e një grua të arrestuar nga aksioni i policisë në Ferizaj, konfiskohen armë, fishekë e dokumente

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 07 January 2022

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e nisur dje në Ferizaj ku tre persona janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas policisë nga bastisja në 10 lokacione në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 2 armë të, 163 fishekë, dokumente e pajisje elektronike.

Derisa me urdhër të prokuroret të arrestuarit janë dërguar në mbajtje. Policia përveç në Ferizaj nisi aksion bastisjeje edhe në Shtërpcë dhe në ministrinë e Mjedisit në Prishtinë, ku po ashtu pati të arrestuar.

-Advertisement-

“Raport shtesë:

KEQPËRDORIM I POZITES ZYRTARE

“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin, me 06.01.2022 bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata janë kontrolluar 10 lokacione të ndryshme ku janë gjetur dhe konfiskuar: 2 armë zjarri, 163 copë fishek, 1 veturë, dokumentacione dhe pajisje të ndryshme elektronike. Në lidhje me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje tre të dyshuar meshkuj dhe një femër”.

Në këtë aksion i cili nisi në 3 qytete të Kosovës, u arrestuan 7 persona të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera