Lajme

Dy burra bëjnë për spital bashkëfshatarin e tyre në komunën e Skenderajt

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 17 October 2022

Të dielën pasdite dy burra kanë rrahur bashkëfshatarin e tyre në Kopiliq të Skenderajt pasi siç bën të ditur policia kishin një mosmarrëveshje mes vete, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njoftoi se burri që u sulmua ka pranuar dhe tretman mjekësor ndërsa dy sulmuesit më vendim të prokurorit u liruan në procedurë të rregullt.

‘’Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit , janë liruar në procedurë të rregullt’’, raportoi policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera