Lajme

Dy arrestimet e para nga Gjykata Speciale

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 25 September 2020

Gjykata Speciale tashmë ka filluar me arrestime të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para disa minutave u konfirmua edhe arrestimi i dytë nga Specialja që u bë nga njësi të EULEX-it ku asistoi edhe Policia e Kosovës.

I arrestuari i dytë është kryetari i OVL-UÇK, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, shkruan Gazeta infokus.

-Advertisement-

Ndërsa EULEX-i edhe pas arrestimit ka vazhduar bastisjen në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës.

E arrestimi i parë u bë të enjten përsëri nga njësi të EULEX-it të cilët e morën nga shtëpia e tij ish eprorin e UÇK-së, Salih Mustafën.

I arrestuari i parë Mustafa ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut./Gazeta infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera