Fokus

Dy anëtarët fatzi, dolën kundër Vetëvendosjes, pak para fitorës

Autori: Halil Berisha 18:43 | 07 October 2019

Tanimë edhe partitë tjera politike, ani se nuk kanë dalur zyrtarisht rezultatet finale, po e pranojnë që zgjedhjet e jashtëzakonshme i ka fituar Vetëvendosje.

Kjo, ngjalli shumë gëzim nga anëtarët e kësaj partie, pasi që kjo është edhe hera e parë prej krijimit të partisë, që fitojnë zgjedhjet parlamentare.

Por, këtë fat, nuk e patën edhe dy anëtarë të partisë, të cilët, pak para fitorës, dolën kundër partisë së tyre, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Xhavit Drenori, më 6 shtator, e akuzoi partinë e liderin Albin Kurtin për mashtrim, për futjen e tij në listë për deputet.

“MASHTRUES! Mashtrimin e vitit 2017 ta bej hallall. Per mashtrimin 2019 ke hy borgj, madje kogja shume”, pati shkruar Xhavit Drenori.

Megjithatë, Drenori, pas fitorës së Vetëvendosjes, uroj këta të fundit, duke thënë që do të vazhdoj të jetë opozitë i çdo qeverisje të keqe.

“Perkunder nderskembezave, kurdisjeve e lojes me personalitetin tim para ketyre zgjedhjeve te fundit, qe me detyruan te mos jem pjese e gares dhe te rrij krejt pasiv, e uroj VV per fitore. Ndryshimi ishte i nevojshem, megjithate duhet te jemi te kujdesshem me kualitetin e ndryshimit. Do vazhdoj te jem opozitar i çdo qeverisje te keqe”.

Ndërsa, 5 ditë, para votimeve, dorëheqjen nga Vetëvendosje e bëri publike Ajvaz Berisha, i njohur si Komandant “Tigri”, duke thënë që në këtë parti shkoj duke menduar se punohet drejtë e pastër, por që sipas tij, i doli e kundërta.

“Dëshiroj t‘ ju informoj se nga sot jap dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, pas një viti pune dhe angazhimi. Të gabosh është njerëzore , por nga çdo gabim unë nxjerr mësim. Shkova me qëllimin më të mirë duke menduar se aty punohet vërtetë drejt dhe pastër, por më doli e kundërta . Kishte shtyrje bërrylash , shpifje , thash e theme e çka jo tjetër. Ne çdo proces të angazhimit tim, pata përkrahjen e bazës dhe në mënyrë demokratike, me vota të fshehta, fitova bindshëm edhe në garën për kandidim per deputet. Por, për nga natyra jam njeri që asnjëherë nuk i nënshtrohem askujt, qoftë ai lider apo parti. Në pamundësi që t’i duroj shpifjet e orkestruara dhe gënjeshtrat të cilat janë të pa pranueshme për çdo njeri që ecën vertikalisht ,ashtu edhe për mua, mora këtë hap përkundër vullnetit tim. Nuk jam njeri që e lidhi kalin ku thotë zotnia. Kështu kam qenë dhe do jem gjithë jetën. Në LV, më së paku mund të flitet për demokraci, aty demokracia është farsë. Kam vënë re që një “sekt” i caktuar mundohet t’i nënshtrojë të gjithë ata që aderojnë aty, për faktin se demokracia është e ngulfatur. Jam sulmuar pa të drejtë që një vit me shpifje e gënjeshtra nga të ashtuquajtur “analistë”( banalistë), mercenarë të paguar, pa asnjë argument. Jam sulmuar nga disa parti politike pa fakte, por edhe nga LV në mënyrë tinzare dhe indirekte”, ishte një pjesë e postimit të Berishës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera