Lajme

Dy aksidente brenda një ore: Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, me nga dy të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 13 November 2019

Brenda një ore kanë ndodhur dy aksidente, njëra tek Katedralja në Prishtinë e tjetra në Fushë-Kosovë.

Kështu ka bërë të ditura policia e Kosovës për gazetën inFokus.

Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi i ka thënë Gazetës inFokus se të dya aksidentet kanë ndodhur mes dy veturave.

-Advertisement-

Ndërsa po të dya kanë përfunduar nga dy persona të lënduar, shkruan gazeta inFokus.

Aksidenti tek Katedralja në prishtinë ka ndodhur në ora 19 :15, ndërsa ai në Fushë-Kosovë ka ndodhur në orën 20:00

“Janë raportuar dy aksidente trafiku njëri tek Katedralja në Prishtinë në ora 19:15 dhe tjetri në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë në ora 20:00. Në të dyja aksidentet kanë qenë të përfshira nga dy vetura dhe të lënduar nga dy persona”, ka deklaruar zëdhënësi Krasniqi. /Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera