Lajme

Policia në hall për ti verifikuar personat që po hyjnë në Kosovë të pa prekur nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 28 November 2019

Gjatë kësaj të enjëte ka pasur qarkullime të shumëta në pikën kufitare në ‘Morinë’.

Madje në të shumtën e rasteve ka pasur edhe ankesa në lidhje me vonesën e kontrollit në këtë pikë, shkruan gazeta inFokus.

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani ka konfirmuar për gazetën inFokus se qarkullimi në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë është zhvilluar normalisht.

-Advertisement-

Madje ai ka bërë të ditur se asnjëherë nuk është mbyllur kjo pikë për qarkullim.

“Qarkullimi në pikën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, është duke u zhvilluar normalisht dhe asnjëherë nuk është mbyllur për qarkullim”, është shprehur Kelani.

Ai ka theksuar se ka raste që autoritetet policore të Shqipërisë verifikojnë persona që hynë në Kosovë, pasi që dyshohet se hynë në Kosovë për strehin, e që nuk janë nga zona që janë prekur nga tërmeti, shkruan gazeta inFokus.

“Mirëpo ka raste kur autoritetet policore të Shqipërisë bëjnë verifikimin e personave që qarkullojnë nga Shqipëria në Kosovë, sepse dyshohet se mund të ketë persona që pretendojnë të hyjnë në Kosovë për të kërkuar strehim, e që nuk janë nga zonat e prekura nga tërmeti”, është shprehur zëdhënësi i policisë.

Kelani ka shtuar se PK po bashkëpunon ngusht me atë të Shqipërisë për të evidentuar çdo preoblem dhe parregullsi.

“Andaj Policia e Kosovës bashkëpunon ngushtë me autoritetetet policore të Shqipërisë për të evituar çdo problem, parregullsi apo dyshime të ngritura.”, u shprehë Kelani./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera