Auto&Tech

DxOMark: iPhone XR tejkalon Google Pixel 2, për njërin prej tipareve kryesore

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 11 December 2018

iPhone XR vjen me një kamerë të vetme 12 megapikselë që përmban teknologjinë Smart HDR të Apple.

Dhe sipas DxOMark, një ndërmarrje e njohur për testimin e kamerave në pajisjet e telefonave, oferta e Apple me iPhone XR është më e aftë se Google Pixel 2, në përgjithësi.

Pixel 2 i Google u lansua vitin e kaluar dhe shpejt bëri një famë për vete në sajë të ofertës së shkëlqyer të kamerës.

-Advertisement-

Në fakt, Pixel 2 ende prodhon disa nga fotot më të mira në një telefon, deri tani.

DxOMark teston kamerat e telefonave dhe i jep atyre një rezultat final bazuar në cilësinë e përgjithshme, fleksibilitetin dhe faktorët e tjerë.

Google Pixel 2 morri një rezultat final prej 98 kur u testua vitin e kaluar.

Megjithatë, iPhone XR ka rrëzuar ofertën e Google me një rezultat prej 101.

DxOMark shpjegoi se iPhone XR tani është “telefoni më i mirë me një kamerë” që ka testuar.

“iPhone XR tejkalon Pixel 2 të Google për foto. Të dy pajisjet arrijnë rezultatin e njëjtë në video,” thuhet në raportin e DxOMark.

Vlen të përmendet se megjithëse iPhone XR arriti një rezultat më të lartë se Pixel 2, DxOMark ende nuk ka dorëzuar verdiktin e tyre në Pixel 3, telefonin e ri të Google që u lansua në tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera