Lajme

Dushi: Supremja nuk dha të drejtën e vërtetësisë së rezultateve në mënyrë transparente

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 26 November 2017

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Florian Dushi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për mos rinumërim të votave në komunën e Prishtinës duke thënë se LDK konsideron se vendimi i Supremes cenon të drejtën kushtetuese të saj dhe të kandidatit të saj.

“LDK konsideron se Vendimi i Gjykatës Supreme cënon të drejtën kushtetuese të saj dhe të kandidatit të saj, sepse nuk ia jep mundësinë që në mënyrë transparente të vërtetohen rezultatet përmes procesit të rinumërimit”, ka shkruar Dushi.

Gjithashtu sipas tij ky vendim i Supremes është i pabazuar, i pakuptimtë dhe i paarsyetuar.

-Advertisement-

“LDK gjithashtu konsideron se, vendimi i Gjykatës Supreme është i pabazuar, i pakuptimtë dhe i paarsyetuar për faktin se, ky vendim në arsyetimin e tij megjithëse pranon parregullsitë e evidentuara gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor në Komunën e Prishtinës, nuk lejon rinumërimin e kutive të votimit si mekanizëm i vetëm për të korrigjuar shkeljet dhe gabimet e evidentuara nga zyrtarët tonë në ditën e zgjedhjeve”, ka vazhuar shkrimi i Dushit në Facebook

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera