Lajme

Durrësi veç kryetares mbetet edhe pa nënkryetare

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 01 December 2019

Valbona Sako, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, dha dorëheqje nga ky post këtë të diele.

Kjo erdhi pas deklaratave skandaloze të saj, pas tërmetit që goditi e shkatërroi një pjesë të qytetit, duke lënë edhe dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur, shkruan gazeta inFokus.

E pas Sakos, tani është dorëhequr nga posti i nënkryetarës edhe Etleva Kondi

Ajo u emërua në krye të detyrës rreth 2 muaj më parë, shkruan gazeta inFokus.

Dorëheqja e kryebashkiakes së qytetit bregdetar, Sakos dhe nënkryetares vjen në një situatë ku qyteti i Durrësit është shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit./Gazeta inFokus/

Të tjera