Lajme

Durrës: Uji përmbyt gjithçka, madje edhe autobusin

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 19 March 2018

Pamje me të vërtetë tronditëse janë ato që sjell qyteti i Durrësit këtë të hënë. Kanë mjaftuar vetëm pak orë shi, që shumë rrugë të qytetit të përfundojnë nën pushtetin e ujit.

Video e mëposhtme tregon dhe një rast “për të vënë duart në kokë”. Uji ka mbuluar thuajse gjithçka, teksa veturat kanë mbetur të bllokuara. Të vetmet që shpëtojnë janë makinat e mëdha siç dhe është rasti i një furgoni.

-Advertisement-

Por fatin e furgonit nuk e ka patur urbani i cili ndodhet ngjitur në këtë rrugë. Autobusi është “përmbytur”, një precedent ky i paparë deri më sot në Shqipëri. E teksa Durrësi është i zhutyr në ujë, duket se Bashkia nuk është shqetësuar dhe aq për t’u përkujdesur.
Videot janë postuar nga JOQ/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera