Lajme

Durrës: Trupi i 64-vjeçarit gjendet pa shenja jete në plazh

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 17 August 2024

Trupi i një 64-vjeçari është gjetur i pajetë në plazhin e Porto Romanos, në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, i moshuari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në ujë.

“Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se  ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, shkruan në njoftim, raporton A2 CNN.

-Advertisement-

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera