Durrës, të shtëna me armë zjarri drejt makinës
Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 13 September 2022
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ndaj një makine në qytetin e Durrësit. Korrenspondentja e Klan News në Durrës, Enkelejda Arapi raporton se ngjarja ka ndodhur ditën e hënë në zonën e plazhit.
Sipas informacioneve, makina në pronësi të B.A. 52 vjeç nga Maqedonia e Veriut ka qenë e parkuar kur është qëlluar me armë në drejtim të mjetit.
Në makinë nuk ka qenë asnjë person dhe nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Policia thotë se ka identifikuar automjetin tjetër nga u qëllua me armë, por nuk bën me dije asnjë të dhënë tjetër për shkak të hetimeve.
NJOFTIMI I POLICISË SË DURRËSIT:
Më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar.
Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al
Të tjera
-
Abdixhiku nga Stublla: Për Rugovën kultura ishte arma më fuqishme për t’ia ndalë hovin së keqes
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes shkoi në Stubëll kur mori pj...
-
Haradinaj kritikon Qeverinë: Paradite kërkojnë ekstradimin e Radoiçiqit, pasdite thonë drejtësia është e kapur
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qever...
-
Marrëveshja SHBA-Serbi për energji, DASH: Kemi ndihmuar Kosovën, diversifikimi i burimeve me interes edhe për rajonin
Një prej synimeve strategjike të SHBA-së në raport me Ballkanin Perëndimor ës...
-
Rukiqi kritikon Qeverinë: Xhepat e qytetarëve të gërryer nga rritja e çmimeve, keni humbur 500 milionë nga sanskionet
Berat Rukiqi ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’ rreth pretendimeve të...
-
“Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur”
“Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur”, kështu tha zëvend...
-
Haradinaj i reagon LVV-së: Nëse e bindin botën se drejtësia s’është e pavarur, si presin t’ia ekstradojnë Radoiçiqin
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas një deklarate të deputetit të...
-
Pasagjerët filmojnë veten duke rrëshqitur jashtë avionit pas ‘shpërthimit’ të pajisjeve elektrike në bord
Momente frike janë regjistruar nga pasagjerët e linjave britanike easyJet që ...
-
Marrëveshja SHBA-Serbi për energji, DASH: Kemi ndihmuar edhe Kosovën, diversifikimi i burimeve është në interes të të gjithë rajonit
Një prej synimeve strategjike të SHBA-së në raport me Ballkanin Perëndimor ës...
-
Ende nuk është identifikuar i dyshuari për vrạsjen e djeshme në Mitrovicë
Policia ka bërë të ditur se ende është i panjohur i dyshuari për vrasjen e dj...
-
Hill: Serbia ka shumë miq dhe dua të besoj se SHBA është mes tyre
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, përgjatë vizitës së komand...
-
Abdixhiku nga Stublla: Për Rugovën kultura ishte arma më fuqishme për t’ia ndalë hovin së keqes
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes shkoi në Stubëll kur mori pj...
-
Nën ndikim të alkoolit, djali nga Gjilani rrạh nënën e tij
Është arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se nën ndikim të...