Lajme

Durrës/ Shpëton dy të miturit, por 19-vjeçari s’arrin të dalë dot nga deti

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 14 July 2022

Dy 15-vjeçarë kanë rrezikuar të mbyten teksa laheshin në Sektor ”Rinia”, në Durrës.

Menjëherë në ndihmë të tyre është futur një 19-vjeçar për t’i shpëtuar.

Dy të miturit kanë dalë nga deti dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që 19-vjeçari nuk ka mundur të dalë.

-Advertisement-

Pas momentit të shpëtimit të të miturve e gjithë vëmendja e pushuesve ka qenë tek ta dhe askush nuk e ka vënë re 19-vjeçarin identiteti i të cilit nuk dihet ende. Policia ka nisur kërkimet në det për gjetjen e të riut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera