Lajme

Durrës, asgjësohen 172 bime kanabis

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 10 June 2017

Policia e Durrësit ka asgjësuar 172 rrënjë bimë narkotike kanabis në dy aksione të ndryshme, në fshatrat Shetaj të Durrësit dhe Mallkuç të Krujës.

Kryeplaku i fshtit Shetaj dhe dy inspektorë pyjorë, u proceduan penalisht për shpërdorim detyre. Kështu në fshatin Shetaj, policia gjeti 40 rrënjë bime kanabis sativa.

Ndërkaq në fshatin Mallkuç, policia zbuloi 132 fidanë të mbjellë në një zonë përroi. Në të dy rastet bimët u asgjësuan me djegie.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera