Sport

Duro konfirmon problemet brenda grupit, por thotë që respekton futbollistët që kryejnë ritet fetare

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 04 April 2021

Feronikeli e ka ‘shpartalluar’ Llapin, teksa e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0.

Trajneri i kësaj skuadre, Klodian Duro, teksa e ka analizuar ndeshjen ka folur edhe për problemet e fundit brenda skuadrës së tij.

“Fillim e nisëm ndeshjen në tension për shkak të fjalëve që kanë qarkulluar kohëve të fundit dhe kjo ka lënë gjurmë te ekipi. Kam një ekip me plotë djem të mrekullueshëm të cilët arritën me shumë kthjellësi të shënonim në pjesën e pare dhe pastaj në pjesën e dytë të zhvillonim lojën tonë me të lirshëm dhe të shkonim drejt fitores e cila është shumë e merituar kundër një kundërshtari të fort si Llapi. Fitoren ia dedikoj të gjithë futbollistëve të mi”, deklaroi fillimisht Duro.

-Advertisement-

Tutje tekniku shqiptar ka konfirmuar shkrimin e Gazetës Olle se ka probleme brenda grupit të tyre, derisa thotë se i respekton futbollistët që bëjnë ritet fetare.

“Arritëm të ktheheshim bindshëm, kemi disa probleme brenda grupit tonë, unë nuk kam qejf që pjesëtarët tjerë të grupit brenda të nxjerrin jashtë problemet në një ‘sajt’ që duhet t’i vijë turp se çfarë shkruajnë. Për mua feja është e shenjtë dhe unë i kam respektuar të gjithë futbollistët e mi duke i bërë stërvitjet edhe me përpara që ata t’i bëjnë ritet fetare”.

“Jam shumë i fortë në punën dhe rezultatet duken. Jam një trajner dhe prindër për futbollistët, gjithmonë do të fali, por faljes do t’i vije fundit dhe dikush do t’i merr përgjegjësitë”, ka përfunduar Duro.

Skuadra e Klodian Duros zhvendoset në pozitën e pestë të klasifikimit me 34 pikë të tubuara, duke e lënë prapa Llapin që ka 33 sosh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera