Sport

Duro ‘karremi’ i pestë me radhë i Dritës këtë edicion

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 01 May 2021

Skuadra e Dritës është bërë një makth për trajnerët, teksa Duro është karremi i pestë me radhë i gjilanasve, shkruan Gazetasheshi.com.

Ekipi nga qyteti i Gjilanit është bërë një mankth për shumë trajnerë, derisa në këtë sezon pesë trajnerë kanë mbyllur bashkëpunimin me skuadrat e tyre.

I pari në këtë sezon ka qenë Afrim Tovërlani, i cili qysh në javën e pestë dha dorëheqje nga Feronikeli, si pasojë ishte humbja prej 1:2 nga Drita.

‘Toki’ ishte vetëm nisja, pasi tri javë me vonë ‘kurbani’ i dytë u bë trajneri i Drenicës, Fadil Rama, ku me ‘kuqezinjët’ pësoi humbje prej 4:1 ndaj ‘kalterbardhëve’.

-Advertisement-

E pas Tovërlanit e Ramës, rendi i erdh trajnerit të Gjilanit, Gentian Mezani, i cili nuk mundi ta mbante epërsinë prej 2:1 dhe u përmbys nga të besuarit e Ardian Nuhiut në 3:2.

E trajneri i katërt që dha dorëheqje është prap i Gjilanit, bëhet fjalë për Bylbyl Sokolin, që pas humbjes nga Drita i ka ndarë rrugët me ‘kuqebardhët’. Kurse karremi i pestë është bërë Klodian Duro, i cili pas humbjes nga kalter e bardhët ka mbyllur bashkëpunimin me Feronikelin.

Deri në fundin e sezonit kanë mbetur edhe katër javë, por se a do të ketë trajner që do të dorëhiqen nga Drita, mbetet të shihet në vazhdim.

Java e pestë:

Feronikeli – Drita 1:2

Trajneri i Feronikelit, Toverlani jep dorëheqje

Java e tetë:

Drita – Drenica 4:1

Trajneri i Drenicës, Fadil Rama jep dorëheqje

Java e pesëmbëdhjetë:

Gjilani – Drita 2:3

Trajneri i Gjilanit Gentjan Mezani jep dorëheqje

Java e njëzetekatërt:

Drita – Gjilani 2:0

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli jep dorëheqje

Java e tridhjetëedy

Drita – Feronikeli 3:1

Trajneri i Feronikelit, industrialistët mbyllin bashkëpunimin me Klodian Duron.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera