Durmishi: Të gjitha rrugët të kalueshme, kompanitë vazhdimisht po e pastrojnë borën dhe po hedhin kripë
Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 20 January 2024
Reshjet e borës që kanë filluar nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, kanë vështirësuar qarkullimin në disa pjesë të vendit. Mirëpo, sipas institucioneve të gjitha rrugët janë të kalueshme. Reshjet pritet të vazhdojnë deri nesër në mëngjes. Nga MMPHI’ja thonë se janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në çdo situatë
Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisiti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i ka thënë Gazetës Express se kompanitë e kontraktuara nga ministria janë vazhdimisht në terren duke pastruar borën dhe duke hedhur kripë.
Sipas Durmishit, janë 19 kontrata për mirëmbajtje të rrugëve dhe se janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në çdo situatë.
“Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Të gjithë operatorët ekonomik të kontraktuar nga ministria janë vazhdimisht në teren duke pastruar borën dhe duke hudhur kripë. Ne kemi 19 kontrata për mirëmbajtje të rrugëve të cilët janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në çdo situatë. Pra jemi të përgatitur që të intervenojmë sa herë ka reshje të bores”, ka deklaruar Durmishi.
Ai u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike.
“Edhe me këtë rast ju bëjë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i përshtaten kushteve atmosferike gjatë vozitjes dhe të vozitin me kujdes të shtuar. Ne jemi në teren që tua bëjmë sa më të lehtë lëvizjen nëpër rrugët e Kosovës”, ka thënë Durmishi për Express.
Edhe rrugët që shpien drejt pikave kufitare janë të kalueshme, përveç asaj Prishtinë-Mutivodë, e cila është e pakalueshme për kamionë.
Sipas përditësimit të fundit që ka bërë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kjo rrugë është e kalueshme për automjete me paisjet dimërore.
Ndërkohë, për gjendjen e rrugëve në kryeqytet është deklaruar Kryetari i Komunës së Prishtinës, Pëprarim Rama.
Ai ka thënë se kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren, bashkë me zjarrfikësit dhe se po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar.
“Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht. Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë. Çdo rast rreziku raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.
Reshjet e borës do të vazhdojnë deri nesër në mëngjes, ku do të formojnë një shtresë deri në 10 e 15 cm përgjatë viseve të ulëta, e në vise malore deri në 40 e 50 cm.
“Nga dita e diel na pret mot me kthjellime por i acartë, me minimale që zbresin deri në -10C, mëngjesin e së hënës, e maksimalet arrinë deri në 0C e 2C, me rritje graduale në 3C e 4C, ditën e martë dhe mërkurë. Indeksi i cilësisë së ajrit ditën e shtunë mbetet përreth vlerave të pranueshme dhe të mira. Me pushimin e erërave nga mbrëmja e së dieles, ndotësit ajror mbeten më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e indeksi kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, të hënën shkurtimisht edhe në jashtëzakonisht të dobëta”, thuhet në njoftimin e “Mendimi për motin”.
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...