Lajme

Durmishi: Nëse dyshimet vërtetohen, të gjitha provimet e kaluara në vitin 2021 në Pejë, do të anulohen

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 02 February 2024

Të gjitha të gjeturat rreth pretendimeve për dallavere me patentshofer në komunën e Pejës, tashmë janë dërguar në Prokurorinë Themelore të këtij qyteti.

Kështu ka thënë zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi gjatë konferencës ku ka shpalosur të gjeturat dhe keqpërdorimet në njësitë për patentë-shoferë në Kosovë.

Rastet më të mëdha sipas tij janë evidentuar në Pejë, prandaj edhe fokusi i hetimeve është atje.

-Advertisement-

Ai tha se ka qindra raste të dyshuara për keqpërdorime dhe qyteti që prin është Peja.

“Ka raste kur ka rënë 10 herë nga provimi në Prishtinë dhe ka shkuar pastaj në Pejë”, tha ai.

Durmishi tha se në rast se vërtetohen këto të gjetura pas përfundimit të prokurorisë, provimet e kësaj periudhe kohore do të anulohen tërësisht.

“Jam i obliguar që sipas ligjit të bëj anulimin e këtyre provimeve”

Keqpërdorimet me patentë shofer, Durmishi flet për “ndërmarrje kriminale”: Dyshime për qindra raste, prin Peja

Kjo sipas tij ka të bëj kryesisht me Pejën “Por informatat që i kemi hic më mirë nuk është as në qendrat tjera. Gjatë monitorimit jemi informuar që të njëjtit kanë vizituar disa njësi të ndryshme si në Prizren, Prishtinë, Gjilan”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera