Lajme

Durmishi: Brenda javës do të përfundojmë bypass-in në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 01 December 2024

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi deklaroi se brenda javës do të përfundohet bypass-i në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, ku sipas tij do të ketë rrjedhje të pandërprerë të ujit.

Ai nuk ka dhënë afat kohor se kur do të bëhet sanimi i plotë, veçse tregoi se fillimisht duhet të bëhen testet e gjendjes atje për tu vlerësuar dëmet.

Kështu u shpreh Durmishi pas vizitës në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku pas një sulmi terrorist u shpërthye kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

-Advertisement-

Zëvendësministri Hysen Durmishi tha se sanimi emergjent ka ndodhur me sukses.
Durmishi nuk ka dhënë afat kohor se kur do të bëhet sanimi i plot, veçse shtoi se do të vlerësohet dëmi i shkaktuar.

Lexo po ashtuGërvalla përjashton përfshirjen e AKI-së në lajmin e Sllobodna BosnësKanali i ujit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, u dëmtua si pasojë e një shpërthimi terrorist mbrëmjen e 29 nëntorit. Institucionet e Kosovës kanë thënë se sulmi terrorist e kriminal vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera