Lajme

Durmishi: Aktakuza për korrupsion ndaj 10 zyrtarëve, ka të bëjë me rrugën Prizren-Prevallë

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 23 August 2023

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka folur lidhur me ngritjen e aktakuzës për korrupsion ndaj 10 zyrtarëve të kësaj ministrie, duke thënë se çështja ka të bëjë me projektin e rrugës Prizren-Prevallë.

“Po kjo ka të bëjë me një rast të vitit 2019 që ka të bëjë me sa e di unë me rrugën Prizren-Prevallë, domethënë është ish-sekretari, ish-shefja e prokurimit, janë disa të bordit të OSHP-së aty, janë komisioni vlerësues…”, ka thënë Durmishi në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”.

I njëjti ka thënë se lidhur me këtë çështje ka diskutuar disa herë në publik, duke e konsideruar si rast flagrant me të cilën është dashur të merret Prokuroria, andaj shtoi se “Ma në fund e paskan ngrit një aktakuzë, e që nuk e kom pa aktakuzën, nuk e di çka ka”.

-Advertisement-

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se 7 nga 10 personat personat zyrtarë janë: Izedin Bytyqi, Betim Reçica, Valmira Bllaca, Muhamet Gashi, Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Nuhi Pacarizi, Goran Milenkoviq dhe Blerim Dina.

Sipas PSRK-së, të akuzuarit ngarkohen se me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur në cilësinë e personave zyrtar, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore”, thuhet në njoftim të PSRK-së.

Me këto veprime, të pandehurit ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafin 2, lidhur 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ndërkaq, e pandehura Valmira Bllaca akuzohet edhe për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’, nga neni 427 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera