Lifestyle

Dukuni më të gjata përmes veshjes

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 26 August 2017

Nëse doni vithe të rrumbullakosura, mund t’i arrini duke u ushtruar, nëse doni gjoks më të madh mund t’i nënshtroheni operacioneve plastike.

Por nëse doni këmbë më të gjata, mund të realizoni disa truqe me veshjet tuaja, që ju bëjnë të dukeni më të gjata.

Që t’ju lehtësojmë veshjen e përditshme ju sjellim disa këshilla se si të “zgjatni” këmbët.

-Advertisement-

Vishni një ngjyrë
Një dukje monokrome krijon iluzionin e një trupi automatikisht më të gjatë.

Provoni xhaketat e shkurtra 
Një fustan dhe një xhaketë e shkurtër, do të bëjë të tjerë të besojnë se ju keni këmbë të gjata, pasi askush nuk të kuptojë se ku fillon shtrati dhe këmbët tuaja. Këtë iluzion e krijon xhaketa.

Këpucë ngjyrë krem 
Zgjidhni këpucë që janë në një ngjyrë me tonalitetin e lëkurës dhe shmangni këpucët me shumë lidhëse pasi shkurtojnë pamjen tuaj.
Pantallonat me bel të gjatë janë gjithnjë një ide e mirë ! Sigurohuni t’i kombinoni me taka dhe nëse pantallonat janë të gjera zgjidhni bluza të ngushta ose e anasjellta.

Vijat vertikale 
Shmangni vijat horizontale dhe thuajini PO gjithmonë vijave vertikale.

Çizmet e gjata

Janë gjithashtu një gjë e nevojshme në garderobën e një femre të shkurtër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera