Rozë

“Duket sikur kam rilindur”, rrëfehet burri që u kthye në femër(FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 14 January 2020

Javën e kaluar, Rodrigo Alves guxoi që të pranonte se tani ajo është një grua transgjinore. 36-vjeçarja madje ndihej sikur ishte rilindur.

Por për “MailOnline”, ajo ka shtuar se përveç faktit se ndihej më e lumtur se kurrë, ka menduar që edhe t’i japë fund jetës. “Ndonjëherë ndihesha sikur nëse vrisja veten, do të ishte më e lehtë për mua dhe për të gjithë njerëzit rreth meje. Nisa të distancohesha nga miqtë dhe familja ime. Rashë në depresion se doja vëretet të dija si grua”, ka thënë Alves.

Rodrigo ka vendosur që të tregojë historinë e saj, në mënyrë që të ndihmojë edhe të tjerët që ndodhen në një situatë të ngjashme. Ajo ka dëshirë që me historinë e saj, t’u thotë të tjerëve se nuk janë vetëm.

-Advertisement-

36-vjeçarja ka shtuar se ka pirë shumë që të përballonte “ndjenjat e tmerrshme” me të cilat u përball, por që sërish nuk shqetësohej pasi familja dhe miqtë e saj e pranuan menjëherë ashtu siç është.

“Njerëzit mund të ndjehen të tronditur nga vendimi im për tranzicion”, ka thënë Rodrigo, që kur të jetë gati po planifikon që të ndryshojë edhe emrin. Kujtojmë se Alves, është personi që njihej si kukulla Ken.

Vitin e ardhshëm, Roddy do të kryejë shndërrimin e plotë nga mashkull në femër. Kjo do të thotë se do të vendosë implante silikoni në gjoks, do të bëjë operacion për një fytyrë më femërore, do të heqë “mollën e Adamit” dhe në fund do të heqë edhe organet gjenitale mashkullore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera