Rozë

‘Duke shpresuar që …”, Rita Ora shpërndan thirrjen e nënës së saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 08 February 2025

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë në Instagram një video të nënës së saj, Vera Sahatçiu- Ora, e cila bën një thirrje publike për qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në votime.

Vera, e cila është psikiatre me profesion, e publikoi fillimisht videon në llogarinë e saj personale, ndërsa Rita e shpërndau te një audiencë edhe më të gjerë.

Në video, Vera Sahatçiu – Ora shprehet: “Të dashur bashkatdhetarë, duhet të jemi të lumtur që kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen e shtetit tonë dhe për të mirën e vendit tonë. Votoni për përcaktimet tuaja, duke shpresuar që premtimet e fushatës të realizohen. Me fat Kosovë!”.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy