Rozë

Duke pritur të bëhet 60 vjeçe, aktorja e njohur super seksi me rroba banje (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 28 July 2022

Demi Moore është shfaqur e mrekullueshme në disa poza të realizuara së fundmi, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram”. Në fotot në fjalë, aktorja amerikane mban veshur një palë rroba banje të bardha që i rrinë mjaft bukur dhe i ekspozojnë format trupore elegante.

Imazhet kanë marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente, ku ndjekësit nuk ia kanë kursyer komplimentet. Ata i shkruajnë se është “e bukur si “gjithmonë”.

Ndërkohë këto poza vijnë pasi 59-vjeçarja tha për “People” se ishte e emocionuar se në muajin nëntor do të bënte 60 vjeçe.

-Advertisement-

“Ti ke arritur 59 dhe tashmë po mendon ‘epo unë do të jem 60’. Ndihem shumë çliruese. Kur mendoj për gjyshen time në moshën 60-vjeçare, ajo në një farë mënyre dukej sikur kishte refuzuar të ishte e vjetër. Ndihem në shumë mënyra, më e gjallë dhe më e pranishme se kurrë”, ka thënë aktorja e “Brave New World”.

Ish-bashkëshorta e Bruce Willis dhe Ashton Kutcher, ka folur gjithashtu se sa e rëndësishme është që femrat mbi 60 vjeç të ndihen tërheqëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera