Lajme

Duke përdorur propagandën, Simiq po kërkon vota nga serbët në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 17 December 2024

Në vazhdën e deklaratave parazgjedhore, është paraqitur edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili ka kërkuar votat e serbëve të Kosovës duke i frikësuar me institucionet e Kosovës, duke pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “do të përdorë të gjitha mekanizmat, institucionalë dhe jashtë institucionalë, që të pengojë Listën Serbe të veprojë, prandaj serbët e Kosovës duhet të jenë të bashkuar dhe të tregojnë unitet në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke votuar për Listën Serbe”, e cila në fakt vepron në Kosovë me urdhrat e regjimit aktual serb.

Simiq ka thënë për televizionin në shërbim të regjimit të Vuçiqit, “TV Pink” se “Kurti e shfrytëzon çdo moment për të fituar pikë të lira politike” dhe se kjo, sipas tij, “në Kosovë bëhet duke i maltretuar serbët”.

“Kjo ende po kalon në mesin e votuesve shqiptarë, kjo është ajo për të cilën ai ka mbështetje dhe mbi këtë bazohet politika e tij sepse nuk ka asgjë tjetër për të ofruar. Ai ka arritur në atë nivel saqë përfaqësuesit ndërkombëtarë janë mësuar me faktin se kjo është mënyra e tij, ata kohë pas kohe lëshojnë ndonjë kumtesë anemike në të cilat as ata vetë nuk besojnë, e aq më pak serbët e Kosovës, edhe pse kanë mandat ta mbrojnë paqen dhe karakterin multietnik të Kosovës”, ka pretenduar Simiqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera