Lajme

Dukaj pret në takim Osmanin, flasin për perspektivën evropiane të Kosovës e Malit të Zi

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 07 February 2023

Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Mal të Zi, ka pritur në takim presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Dukaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me Osmanin kanë biseduar për domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e administratës publike, digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

Ministri i Administratës publike në Malin e Zi, ka takuar sot presidenten e vendit, Vjosa Osmani Marash Dukaj

-Advertisement-

“Sot kisha kënaqësi të veçantë të takohem me presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Vjosa Osmani-Sadriu. Duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes vendeve tona, biseduam për domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e administratës publike, digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike”, ka shkruar Dukaj në Facebook.

Dukaj tha se në këtë takim ata ranë dakord që perspektiva evropiane nuk ka alternativë dhe se rruga drejt anëtarësimit të plotë në BE është rruga e duhur për të forcuar pozitën e të dyja vendeve në bashkësinë ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera