Sport

Dukagjini ia ‘rrëmben’ tre lojtarë skuadrës gjakovare

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 01 July 2019

KF Dukagjinit i janë bashkuar tre lojtarë të Vëllaznimit të Gjakovës, shkruan Gazeta inFokus

Portieri Altik Muhaxhiri, mbrojtësi Ilir Syla dhe mesfushori, Jeton Dushi, prej sot janë pjesë e skuadrës së Dukagjinit nga Klina.

Këta lojtarë siç dihet për një kohë të gjatë ishin pjesë e skuadrës nga Gjakova, edhe gjatë kohës kur Vëllaznimi ishte në Superligë. Duke llogaritur përvojën e tyre të gjatë ne futbollin e Kosovës besojmë në suksesin e tyre me ngjyrat bardhë e gjelbër, thuhet në njoftimin e klubit në faqen zyrtare në Facebook.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Arrihet marrëveshja, treshja e Vëllaznimit nga Gjakova bashkohet me klubin tonë. Portieri Altik Muhaxhiri, mbrojtësi Ilir Syla dhe mesfushori ofanzive Jeton Dushi prej sot janë pjesë e Dukagjinit. Ata siç dihet për një kohë të gjatë ishin pjesë e skuadres nga Gjakova, edhe gjatë kohes sa Vëllaznimi ishte ne Superligë. Duke llogaritur përvojën e tyre të gjatë ne futbollin e Kosoves besojm ne suksesin e tyre me ngjyrat bardhë e gjelbert. Ne ju urojm mirë se ardhje dhe shumë sukses, Altikit, Ilirit dhe Jetonit me klubin tonë“./GazetainFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera