Sport

Dukagjini i Klinës kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës pas 25 viteve

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 08 April 2021

Skuadra e Dukagjinit të Klinës është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës pas 25 viteve, shkruan Gazeta inFokus.

Në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar të mërkurën, klinasit e mposhtën në udhëtim Istogun me rezultat 1-2, kurse ndeshja e kthimit nuk do të zhvillohet fare.

Kjo pasi ekipi i Istogut është përjashtuar nga gara e dytë më e rëndësishme për klube në vendin tonë.

-Advertisement-

ZYRTARE: Komisioni i Garave merr vendim final për ndeshjen e Kupës së Kosovës mes Istogut dhe Dukagjinit

Istogu është eliminuar pasi në ndeshjen e parë ndaj Dukagjinit e ka futur në lojë futbollistin, Erion Cetën, i cili nuk kishte të drejtë loje pas dy kartonëve të verdhë të marrë ndaj Besës dhe A&N.

Për shkak të këtij lëshimi ekipi istogas është mënjanuar nga Kupa e Kosovës dhe Dukagjini ka kaluar direkt në finale.

Klinas në finale do të takohen me fituesin e duelit ndërmjet Llapit dhe Prishtinës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera