Lajme

Dukagjin Lipa flet për telashet që kishin me lokacionin e Sunny Hill

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 23 July 2024

Organizatori i Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa, e ka adresuar kalimthi problemin me lokacionin e festivalit Sunny Hill.

“Nuk kisha mbetë shumë në atë episod i cili nuk është reflektim i situatës së vërtetë. Na e kemi pasë, në qoftë veç do me reflektu pak më përpara, atëherë mundem me e përmendë që e njëjta kontratë e cila ka qenë kur Shpend Ahmeti ka qenë kryetar, është votu 100 për qind prej Asamblesë Komunale. 100 për qind”, ka thënë Lipa në Klan Kosova.

“Derisa kur ke Përparimi, e njëjta kontratë, pat telashe të cilat ishin për mendimin tim shumë jovalide, por nuk ka qenë ai problemi pse ne jemi dashtë me shku në Tiranë në vitin 2022”.

-Advertisement-

Dashnia jem për vendin tem është shumë ma e madhe se një lajthitje në mes të politikanëve”.

“Kështu që vendimi për me u kthy në Prishtinë nuk ka qenë i vështirë, mirëpo premtimi që ia bëmë Tiranës, na nuk mundemi me u kthy prapa, kështu që përfundum me dy festivale, një në Prishtinë, një në Tiranë, por ai ka qenë një event i vetëm që e kemi mbajtë në Tiranë, edhe normalisht Sunny Hill Festival i takon Prishtinës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera