Lajme

Dukagjin Gorani: Me këtë listë, Vetëvendosja e ka në rrezik vendin e parë

Autori: Gazeta inFokus 00:56 | 12 December 2024

Analisti politik, Dukagjin Gorani, ka komentuar listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të publikuar në mesnatë.

Gorani ka thënë se me këtë listë, VV-ja e ka në rrezik vendin e parë, shkruan Gazeta Infokus.

“Me këtë listë që po e shohim këtu, Lëvizja Vetëvendosje e ka në rrezik vendin e parë. Nuk ka ndonjë ndryshim”, ka thënë Gorani në “Pressing” të T7.

-Advertisement-

Risitë e vetme të Listës janë debutimi në garë i këngëtares Edona Llalloshi, kandidimi i Agim Bahtirit, e gjithashtu edhe i dy analistëve Gazmir Raci e Nezir Kraki.

Më shumë befasi ka pasur tek emrat që kanë mbetur jashtë listës.

Dy njerëzit kryesor të qeverisë, Besnik Bislimi e Liburn Aliu, janë përjashtuar nga lista e kandidatëve. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera