Shëndetësi

Duhet ti shmangni gjithmonë këto 5 kombinime ushqimesh

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 29 September 2017

Disa ushqime mund të jenë shumë të dobishme për shëndetin tonë por ka disa kombinime që nuk duhet të konsumohen kurrë. Ndonjëherë, struktura e proteinave të dy ushqimeve është e vështirë të tretet, prandaj kombinimet duhet të shmangen.

Këtu janë 5 kombinime ushqimore të cilave duhet ti qendroni larg:

Limoni jeshil dhe ilaçet për kollën
Limoni jeshil ose ndryshe “Limes” mund të bllokojnë enzimat ndërkohë që ilaçet e kollës mund të grumbullohen në gjak dhe nëse nuk ndahen ashtu sic duhen mund të shkaktojnë dëme të mëdha në mëlçi.

-Advertisement-

Produktet e qumështit dhe antibiotikët
Disa antibiotikë mund të lidhen me hekurin, kalciumin dhe mineralet e tjera në produktet e qumështit, të cilat do të parandalojnë absorbimin e plotë të barnave dhe do të zvogëlojnë aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet. Asnjëherë mos i merni antibiotikët me qumësht ose kos.

Lëngje dhe verë të kuqe
Vera e kuqe është e pasur me taninina, përbërje të rralla që mund të pengojnë thithjen e hekurit nga bimët si soja ose thjerrëzat.

Qumësht dhe banane
Edhe pse shumë njerëz e duan një milkshake të mirë me banane, kombinimi i qumështit dhe bananeve është krejtësisht i gabuar. Ky kombinim do ju bëjë të ndiheni të rënduar dhe të shkaktojë probleme të tretjes, çka është arsyeja pse duhet të shmanget.

Pirja e ujit gjatë ngrënies
Mjekët paralajmërojnë se uji i pijshëm gjatë ose menjëherë pas një vakti mund të ndikojë seriozisht në tretjen tuaj. Sigurohuni që të pini ujë 30 minuta para ose pas ngrënies.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera