Duhet t’i dini patjetër/ Rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga dhimbjet e kokës
Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 02 April 2020
Dhimbjet e migrenës janë të forta dhe përcëlluese sa duket sikur nuk mbarojnë kurrë. Sikur të mos mjaftonte kjo, migrena duket se është shkaktare e një sërë sëmundjesh të tjera.
Ishemia Dhe Migrena
Një e treta e njerëzve që vuajnë nga migrena përjetojnë shtrembërim dhe mjegullim të shikimit por edhe mpirje të fytyrës dhe duarve. Sipas të dhënave të AgroWeb.org femrat nga 35 deri në 45 vjeç që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuara të preken nga ishemia.
Problemet Me Zemrën
Migrena është faktor i lartë rreziku i sëmundjeve të zemrës, thonë ekspertët. Ata rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga migrena të mos pijnë duhan dhe të mos marrin hormone apo kontraceptivë. AgroWeb.org kueshillon që njerëzit që vuajnë nga migrena por edhe kanë probleme me zemrën duhet të bëjnë kujdes me medikamentet. Disa prej tyre ngushtojnë enët e gjakut dhe shkaktojnë stres në zemër.
Fibromialgia- Çrregullimi I Indeve Të Buta
Njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i indeve të buta përjetojnë dhimbje të forta të migrenës. Kjo për shkencëtarët është e paqartë, ndonëse të dyja këto probleme kanë të njëjtët shkaktarë.
Depresioni
Migrena godet më shumë njerëzit që kanë çrregullime bipolare dhe depresion. Përpos kësaj, sa më të shpeshta të jenë dhimbjet e kokës aq më i madh është rreziku i depresionit. Mjekët rekomandojnë ecje në ambiente të jashtme për 20 minuta dhe gjumë të qetë për të shmangur migrenën dhe episodet depresive.
Ankthi
50% e njerëzve që vuajnë nga migrena kronike përballen edhe me ankthin. Migrena kronike shoqërohet me 15 episode dhimbjeje në muaj. Ankthi është simptomë shoqëruese e saj..
Paraliza Faciale
Njerëzit që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuar nga paraliza faciale. Kjo paralizë prek nervat që kontrollojnë lëvizjet e muskujve dhe të fytyrës. Mjekët janë ende të paqartë për lidhjen mes të dyja sëmundjeve, por mendojnë që pikënisja qëndron tek inflamacioni dhe qarkullimi i keq i gjakut.
Sëmundja E Parkinsonit
Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org rezulton se problemet me dopaminën – transmetues nervor- janë një nga shkaktarët e migrenës. Sipas tyre të njëjtat probleme shfaqen edhe tek njerëzit e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit. Rrjedhimisht ata dyshojnë për një lidhje mes të dyja sëmundjeve.
Epilepsia
Njerëzit që vuajnë nga migrena janë dyfish më të rrezikuar nga epilepsia. Njerëzit që vuajnë nga epilepsia janë dy herë më të prirur të vuajnë edhe nga migrena./AgroWeb
Të tjera
-
Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor
Miratimi i raportit që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshilin e Evro...
-
Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës
Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë sh...
-
Tenderi i dyshimtë 2 milionësh i Përparim Ramës për Prishtina Parking
Një tender i komunës së Prishtinës në vlerë mbi 2.5 milionë duket se ka ngjal...
-
Lajçak nga shtatori me post të ri
Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak do të ...
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
Osmani kujton mas*akrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, ...
-
Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndër...
-
Kurti sot takohet me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët ...
-
“Tërhiqet” ushtria serbe nga Presheva
Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komuna...
-
Ministri i Mbrojtjes i Italisë vjen në Kosovë
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ...
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...