Lifestyle

Duhet të bëni më shumë apo më pak seks?

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 14 April 2020

Shtimi i peshës pas kryerjes së marrëdhënies seksuale apo fakti se seksi i rregullt është kontribuesi kryesor është padiskutim gjëja që gratë më shumë diskutojnë me partnerin apo miqtë e tyre.

Por sipas studimeve nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejt mes fillimit të aktivitetit seksual, shpeshtësisë apo kohëzgjatjes së marrëdhënies seksuale.

Në fakt, seksi i rregullt mund të çojë në humbje peshe.

-Advertisement-

Gjatë seksit çifti djeg shumë kalori dhe mund të quhet si një loj ushtrimi fizik.

Sipas studimeve rreth 100 kalori digjen çdo 30 minuta aktivitet në shtrat. Pra, sa më aktiv të jeni në shtrat, aq më shumë ju humbni peshë.

Seksi është gjithashtu i mirë për zemrën tuaj. Shkalla e zemrës shkon deri në 120 deri në 130 rrahje në minutë. Një studim i Universitetit të Quebec tregoi se të bërit seks është e barabartë me ushtrimet me intensitet mesatar.

Sa herë që bën seks është e barabartë me 150 minuta stërvitje javore dhe është mënyrë më e këndshme sesa palestra për të hequr kile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera