Auto&Tech

A duhet që automjeti të jetë i gatshëm t’ju vrasë?

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 22 December 2017

A mendoni se nuk jeni shumë vetjak? A do të ishit të gatshëm të hynit në një automobil pa shofer i cili është i gatshëm t’ju sakrifikojë juve, pasagjerin, për t’i shpëtuar këmbësorët?

Apo mendoni se automjeti juaj autonom duhet ta prioretizojë jetën tuaj mbi jetët e të tjerëve? Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Bolonjës e krijoi idenë e quajtur “Butoni etik”.

Kjo do të ishte një pajisje që ju mundëson t’i zgjidhni konfigurimet etike të automjetit tuaj autonom, nga një “altruist i plotë” në njërën anë deri tek një “egoist i plotë” në anën tjetër, përcjell Koha Ditore.

-Advertisement-

Punimi i tyre u botua në revistën “Artificial Intelligence and Law”. Tani që pritet që automjetet pa shoferë do të jenë në rrugë brenda disa vjetëve, sfidat etike dhe ligjore që ngrenë po tërheqin shumë vëmendje.

Automjetet autonome deklarohen si një alternativë më e sigurt dhe më e efektshme ndaj automjeteve me shoferë njerëzorë, të cilat çdo ditë i marrin rreth 3.000 jetë në mbarë botën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera