Lajme

“Duhen vite për të folur për paqen” Medvedev: Do të fitojmë, arrijmë deri në kufirin me Poloninë

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 24 February 2023

Shteti rus nuk ka publikuar asnjë rresht për përvjetorin e parë të luftës së nisur në Ukrainë, ndërsa i vetmi që komentoi zhvillimet e fundit, ishte ish presidenti Dmitry Medvedev.

“Rusia do të fitojë në Ukrainë dhe do të arrijmë deri në kufirin me Poloninë, nëse do të jetë e nevojshme”, shkruan në telegram zëvendës kryetari i Këshillit të Sigurisë.
Ai shton se “Moska duhet të shtyjë kërcënimet kundër saj, sa më larg që të jetë e mundur”.

“Në përfundim të operacionit special ushtarak në Ukrainë, do të zhvillohen bisedime të vështira dhe nervoze, për muaj dhe ndoshta vite”, nënvizon Medvedev lidhur me diskutimet për paqe.

-Advertisement-

“Vendimet për regjimin e Kievit, natyrisht, nuk do të merren nga lloji i Zelenskit, nëse ai do të jetë ende gjallë”, shkruan zyrtari rus duke lënë të kuptohet që negociatat, Rusia synon t’i zhvillojë me perëndimin dhe NATO-n.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera