Shëndetësi

Duhanpirja, shkaku kryesor i kancerit të mushkërive

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 18 October 2017

Kur duhan pirja kombinohet me ndotjen e ambientit apo sëmundjet e trashëgueshme të mushkërive shtohet rrezikun për jetën duke e çuar pacientin drejt një vdekje të heshtur dhe të ngadaltë.

Ky është alarmi që japin mjekët. Silvana Bala, Shefja e Repartit të Pneumatologjisë në një intervistë për OraNews tregon se duhanpirja është ndër shkaktarët kryesor të kancerit të mushkrive në vend.

Silvana Bala: “Një nga shkaktarët më të rëndësishëm të kancerit të mushkërive është duhanpirja. Kur kjo duhanpirje kombinohet me pastaj dhe me ndotjen e ambienteve të punës apo ambienteve ku jeton individi shansi apo risku për tu sëmurur, si nga sëmundjet kronike të rrugëve respiratore por edhe nga kanceri i mushkërisë rritet.”

-Advertisement-

Ajo tregon se nga viti në vit ka një rritje të numrit të pacienteve dhe se dominojnë moshat mbi 40 vjeç.

Silvana Bala: “Në vitet e fundit trendi i rritjes së numrit të pacientëve është çdo vit e më tepër, për faktin se impaktin e saj vesi i duhanpirjes e jep në një kohë 10, 15, 20 vitesh. Pra nëse në vitet e para të duhanpirjes do kishim shfaqjen e patologjive siç mund të jenë bronkitet e përsëritura të cilat nuk quhen më akute por quhen bronkit kronik, do kishim sinoztet e ndryshme, trakebronkitet e ndryshme por edhe rizgjimin e një azme të fshehtë apo riakutizimin e një pacienti i cili vuan me azëm. Në vitet në vazhdim, pra kur kjo kohëzgjatje e përdorimit të këtij vesi është mbi 10 vite nuk do të flitet më për sëmundje të trajtueshme dhe të riparueshme.”

Mjekët bëjnë thirrje që mos konsumohet duhan në familje apo ambiente publike por pavarësisht ketyre apeleve, sipas bluzave të bardha, ligji anti-duhan ka rezultuar deri tani mbrojtësi më i mirë nga ky ves i dëmshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera